Pershkrimi
Mimoza është pjesë e familjes së Mimosaceae. Është një lule zbukuruese e vlerësuar për karakteristikat e saj (toptha me ngjyrë të verdhë), aromën delikate dhe intensive.Të
importuara
në
Evropë
nga
anglezët
në
fillim
të
shekullit
XIX, mimozat,
ndryshe
nga
ç’mendohet,
kanë
një
temperament shumë
të
zjarrtë,
që
u lejon
të
durojnë
edhe
temperatura
nën
8 apo
10 gradë
celsius.
Ndërsa
në
botë
kanë
nisur
festat
dhe
paradat
e mimozave,
edhe
në
Tiranë
ato
kanë
çelur.
Kultivimi i mimozës
Për
t’u
mbjellë
në
kopsht,
është
e preferueshme
të
përzgjidhet
një
specie ose
një
varietet
i
caktuar
në
përshtatje
më
tipin
e tokës.
Kësisoj
tipi i
dëshiruar
do të
riprodhohet
100% dhe
do të
çelë
qysh
vitin
e parë.
Ajo
që
preferohet
më
tepër
është
“acacia retinodes”
e njohur
nga
të
gjithë
si
“mimoza
e katër
stinëve”.Mimoza
duhet
mbjellë
në
vende
ku
shihet
mirë
nga
dielli
dhe
kur
sapo
është
mbjellë
të
jetë
e mbrojtur
nga
erërat.
Duhet
ujitur
në
periudhë
thatësie,
rregullisht
por
jo
me tepri. Në
rajonet
e veriut
dhe
të
lindjes
si
dhe
në
zona
malore,
duhet
zgjedhur
një
vend shumë
i
mbrojtur,
në
një
kënd
të
shtëpisë
që
rrihet
mirë
nga
dielli.
Në
sezonin
e dimrit,
pas mbjelljes,
duhet
shtruar
një
shtresë
prej
40 cm pleh
për
të
mbrojtur
këmbët
e mimozës
dhe
daljen
nga
hapësira
e rrënjës.
Bima
duhet
mbështjellë
me një
mbulesë
dimërore.
Edhe
në
këtë
rast
duhet
ujitur
rregullisht
por
pa e tepruar.
Mimozat
rigjenerohen
shpejt,
degët
e prera
duhet
të
ruhen
për
një
ose
dy
ditë
në
temperaturë
që
shkon
deri
në
20°C dhe
ku
lagështia
është
maksimale,
gjë
që
përshpejton
rritjen
e mimozës.
Megjithatë
mimoza
ka një
temperament të
zjarrtë
gjë
që
i
lejon
të
rezistojë
në
temperatura
që
shkojnë
në
më
pak
se 8°C. Mimozat
shiten
gjysmë
të
çelura.
Ato
kanë
një
jetëgjatësi
nga
6 në
dhjetë
ditë.
Me ngjyrë
të
verdhë
dhe
parfum
delikat,
periudha
e tyre
e lulëzimit
është
pranvera.
Degët
e prera
të
mimozave
(5 cm) duhen
futur
menjëherë
në
ujë
të
freskët
përpara
se të
zhyten
mandej
për
disa
orë
në
njësasi uji të vakët.
Lulet e mimozave ruhen më mirë kur mbahen në një vend të freskët.