Thursday, June 4, 2015

Mimoza (Acacia dealbata)


Pershkrimi

Mimoza është pjesë e familjes së Mimosaceae. Është një lule zbukuruese e vlerësuar për karakteristikat e saj (toptha me ngjyrë të verdhë), aromën delikate dhe intensive.Të importuara në Evropë nga anglezët në fillim të shekullit XIX, mimozat, ndryshe nga ç’mendohet, kanë një temperament shumë të zjarrtë, që u lejon të durojnë edhe temperatura nën 8 apo 10 gradë celsius. Ndërsa në botë kanë nisur festat dhe paradat e mimozave, edhe në Tiranë ato kanë çelur.

Kultivimi i mimozës
Për t’u mbjellë në kopsht, është e preferueshme të përzgjidhet një specie ose një varietet i caktuar në përshtatje më tipin e tokës. Kësisoj tipi i dëshiruar do të riprodhohet 100% dhe do të çelë qysh vitin e parë. Ajo që preferohet më tepër është “acacia retinodes” e njohur nga të gjithë si “mimoza e katër stinëve”.Mimoza duhet mbjellë në vende ku shihet mirë nga dielli dhe kur sapo është mbjellë të jetë e mbrojtur nga erërat. Duhet ujitur në periudhë thatësie, rregullisht por jo me tepri. Në rajonet e veriut dhe të lindjes si dhe në zona malore, duhet zgjedhur një vend shumë i mbrojtur, në një kënd të shtëpisë që rrihet mirë nga dielli. Në sezonin e dimrit, pas mbjelljes, duhet shtruar një shtresë prej 40 cm pleh për të mbrojtur këmbët e mimozës dhe daljen nga hapësira e rrënjës. Bima duhet mbështjellë me një mbulesë dimërore. Edhe në këtë rast duhet ujitur rregullisht por pa e tepruar.


Mimozat rigjenerohen shpejt, degët e prera duhet të ruhen për një ose dy ditë në temperaturë që shkon deri në 20°C dhe ku lagështia është maksimale, gjë që përshpejton rritjen e mimozës. Megjithatë mimoza ka një temperament të zjarrtë gjë që i lejon të rezistojë në temperatura që shkojnë në më pak se 8°C. Mimozat shiten gjysmë të çelura. Ato kanë një jetëgjatësi nga 6 në dhjetë ditë. Me ngjyrë të verdhë dhe parfum delikat, periudha e tyre e lulëzimit është pranvera. Degët e prera të mimozave (5 cm) duhen futur menjëherë në ujë të freskët përpara se të zhyten mandej për disa orë në njësasi uji të vakët.
Lulet e mimozave ruhen më mirë kur mbahen në një vend të freskët.

Punoi: Uendi Murthi

 

Palma Feniks (Roebelenii Phoenix)


Mbreteria (lloji): Plantae

(Renditja): Angiosperms

(Renditja 1): Monocots

(Renditja 2): Commelinids

Rregulli: Arecales

Familja: Arecaceae

Gjinia: Phoenix (Feniks)

Specja: P. roebelenii



 Pershkrimi
Palma Feniks (Roebelenii Phoenix), me emra te tjere te përbashkët nga populli si palma xhuxhështë një specie me origjine nga palme  Azine juglindoreme sakte nga Kina jugperëndimore  (Provinca Junan), Laosi veriore dhe Vietnami verior, ( Provincen Dien Bien , Provincen Ha GiangProvinca Lang Son).Phoenix roebelenii është peme me madhesi  relativisht  mesmei ngadalshëm  rritje dhe me dege  holla me gjatesi deri 2-3 metra te gjatë. Gjethet janë 60-120 cm te gjatate stilit pendor, me rreth 100 fletushka  rregullta me nje forme aeroplani  vetem.Çdo fletushkë është 15-25 cm  gjata dhe 1 cm e gjerëpak te venitura, me ngjyre dhe gri-jeshile te perziera me push  poshtë.

Madhesia luleve
Lulet janë  vogla,me ngjyre te gjelbert te lehte ne  verdhë cilat prodhone deri 45 cm (gjatesia e gjithe tufës se luleve). Fruta luleve zakonisht celin ne fillim  te veres apo ne fund te pranveres ne hemisferen veriore ku kane nje madhesi te perafert rreth 1 kokrra cm cila ngjan një gur me ngjyre  vogëlplotesisht ime dege te holla ato lidhen ndermjet njera tjtres si me nje rrjet te ejzgjatur.

Kultivimi dhe përdorimi
Phoenix roebeleniiështë një bimë popullore dekorativ  kopshte  zonat klimatike tropikale dhe subtropikale apo mesdhetareMe një kërkesë te temperaturave mesatare prej 10-16° C. Në zonat e ftohta kjo peme është rritur nën xham (sera) ose si një houseplant.  Ajo ka nevojë për pak shkurtim apo heqje te degeve te vjetera ne menyre per  zhvilluar një strukturë  forte. Phoenix roebelenii është nje nder palmat me rezistente ndaj dëmtuesveështë tolerant ndaj variacionit tokësdhe është relativisht toleranta ndaj  thatësirave.Bima rritet edhe ne zona me hije  pjesshme edhe ne zona me sasi  diell  plotë.
Phoenix roebelenii ne Shqiperi
Ultesira perendimore dhe zonat bregdetare jugore ne Shqiperi jane zonat ku hasim me shpesh kete lloj palmeKjo vjen edhe si pasoje e klimes Mesdhetare qe keto zona kaneKjo lloj palme edhe ne Shqiperi perdoret kryesisht per qellime ornamentale ku mund te vrehet ne shume qytete si shetitorja e Vlores, FSHN, Pallati I Zogut ne Durres, etj


Punoi: Albi Sulo

Manaferra e eger (Rubus fructicus)


Klasifikimi shkencor
Mbreteria
Plantea
Ndarja
Lulezimi I bimeve
Klasa
Magnoliopsida
Rendi
Rosales
Familja
Rosaceae
Nenfamilja
Rosoodeae
Gjini
Rubus
Nengrupi
Rubus (formely Eubatus)


















Pershkrimi
Është shkurre 2-3 m lartësi, rrënjët përhapen shpejt. Bisqe me kënde, me gjemba me një shtresë të hollë pluhurizë. Gjethet të përbëra nga 3-5 gjethëza te shogët të gjelbërremë të shndritshme nga sipër, të bardhërreme nga poshtë, buzë të dhëmbëzuara lehtë. Lulet të bardhërreme deri trëndafili, hemafrodite, në melthe dhe me push të imët. Fruti është një bëthokël e shumëfishtë, e ngënëshme, me ngjyrë të zezë. Piqet në gusht – shtator.


Shpërndarja
Preferon klimë të ngrohtë, nuk ka kërkesa ndaj tokës duke u përhapur gati kudo në të gjithë Evropën. Fruti i tij përdoret për reçelëra, liker, alkol, embëlsira etj. Në zonat urbane mund të mbillet si pjesë e skemave natyrale por që duhet kujdes pasi shtohet shumë shpejt, duke prerë rrënjët që rriten së tepërmi.


Mjekim
Manaferra për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.


Punoi: Terezina Marku




Dafina (Laurus nobilis L.)



Lloje:
Bimë
Ndarja: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Rendi: Laurales
Familja: Lauraceae
Gjinia: Laurus
Lloji: Laurus nobilis


Dafina (laurus nobilis) eshte nje nga bimet (druret) me te bukura. Mendohet qe e ka origjinen e saj nga Azia dhe eshte e njohur ne te gjithe mesdheun. Si nje bime vazoje, dafina mund te arrij nga 10 deri ne 15 metra lartesi. Lulet e dafinës janë me ngjyrë të gjelbër të zbehtë në të verdhë, rreth 1 cm diametër, dhe ato çelin dyshe pranë një gjetheje. Gjethet janë 6-12 cm të gjata dhe 2-4 cm të gjera. Frutat janë kokrra të vogla të zeza me shkëlqim rreth 1 cm të gjata.Ne Shqiperi mund te gjendet ne zonat bregdetare, por edhe ne zonat malore me lageshti . Zakonisht lulëzon në pranverë në mes te muajve Prill - Maj. Koha me e pershtatshem per ta mbjellur ne toke nga nje vazo eshte periudha e pranveres edhe e vjeshtes. Mund ti rezistoj teperaturave 0 -10 Celsius dhe rrallë ne temperatura nën zero.


Dafina ne gastronomi edhe ne mjekesi


Gjethet e dafines kane
vetifarmaceutike, perdoren kryesishte per te kuruar disa semundje si: Gripidhe bronkiale, ftohjet dhe si antiseptik i jashtme, ulcerat, djegiet, plagët dhe reumatizma.Gjethet e thara te dafines përdoren si erëz në kuzhinë, aroma është e këndshme, përmirëson shijen dhe shton oreksin.



Punoi: Renald Kallari

Albizia Julbirissin (Acacia Di Costandinopoli)


FAMILJA: Fabaceae
NEN FAMILJA: Mimosoideae
GJINIA: Albizia
SPECIA: Albizia julbirissin


ETIMOLOGJIA E EMRIT, PREJARDHJA

Albizzia julbirissin është një pemë e vogel prej rreth 5-12 metra lartësi. Gjethet e saj janë te gjata nga 20-45 cm dhe te gjera 12-25 cm. Lulet çelin gjate gjithë sezonit veror janë pa petale por kanë nje dendësi te madhe fijesh të gjata në ngjyrë rozë dhe të bardha që formojne lulen.Lulet e saje fillojnë e celin nga qershori e deri në gusht ndërsa jeshile ajo qëndron nga fillimi i pranverës marsi e deri në tetor. Lulet e saj jane veçanerisht terheqese për bletet , fluturat dhe zogjtë si Colibri. Fruti i sajë është në formë bishtaje me fara kafe në të verdhe.


KARAKTERISTIKAT

Albizzia julbirissin është një pemë e vogel prej rreth 5-12 metra lartësi. Gjethet e saj janë te gjata nga 20-45 cm dhe te gjera 12-25 cm . Lulet celin gjate gjithë sezonit veror janë pa petale por kanë nje dendësi te madhe fijesh të gjata në ngjyrë rozë dhe të bardha që formojne lulen. Lulet e saje fillojnë e celin nga qershori e deri në gusht ndërsa jeshile ajo qëndron nga fillimi i pranverës marsi e deri në tetor. Lulet e saj jan vecanerisht terheqese për bletet , fluturat dhe zogjtë si Colibri. Fruti i sajë është në formë bishtajore me fara kafe në të verdhe.


KUSHTET KLIMATERIKE DHE MIRËMABJTJA

Është një bimë subtropikale zakonisht preferojnë zonat me diell, nuk e kane problem te ftohtin por dimrat shumë të ftohtë mund ti shkaktojnë probleme. Perballojne ambjente me ajer të ndotur. Ajo nuk ka nevoje per sasi te mëdha uji mjaftohet me ujin e shirave në dimer , por në rastëse ka një kohe te gjate pa shi duhet të nderhyrë duke e ujitur atë në thellesi të paktën 1 herë në 10-15 dite.



TERRENI, SHUMIMI DHE MBJELLJA 

Terreni : Zhvillohet pa problem nëpër të gjitha llojet e tokave , për tu evituar ato acide. Shumimi i saj ndodh me anë të farave që prodhohen nga lulja e saj saqë në disa raste ato duke lëshuar farat e tyre në tokë arrijnë të mbijnë edhe pa ndihmen e njeriut. Përsa i përket mbjelljes së tyre pritet deri sa të kenë rënë lulet edhe merren farat e tyre dhe konservohen në vënde të thata e të freskëta mundësisht të errëta. Në pranverë ku temperatura varion nga 20-25 grad C është periudha më e mirë për ti mbjellë ato në vazo e pastaj në vere kur bima të jetë forcuar merret nga vazo e kalohet në tokë ku mëpërpara toka është ujitur mirë për të bërë tokën më të shkrifët por duhet të kemi kujdes që mos ta ekspozojm drejt përdrejt në dritën e diellit. Gjatë peiudhës fillestare të mbjelljes kerkon një temperaturë konstante dhe lagështi të madhe.


Punoi: Erni Kocani

Punoi: Sara Abazaj


Bliri (Tilia)

     Klasifikimi i Specifikave


• Mbreteria: Plantae
• Rendi: Malvales
• Familja: Malvaceae
• Nenfamilja: Tilioideae             
• Gjinia:Tilia

 Në gjuhën popullore njihet me emrat bliri, bli si zemër, bliri gjethevogël, bliri i kuq.

Përshkrimi: Është dru që rritet deri në 25 m lartësi
është gjetherënës, me simetri të thjeshtë. 
Sistemin rrënjor e ka mjaft të zhvilluar.
Gjethet i kanë në formë zemre, të këmbyera, me majë 
të gjatë e të mprehtë, me bisht të gjatë dhe 
anash të dhëmbëzuara. Lulet i ka në brakte, mbi një bisht 
të përbashkët, me ngjyrë të bardhë deri në 
të verdhë.Gjethet lulëzojnë prej fillimit të pranverës e 
deri në vjeshtë (kryesisht nga Qeshori deri në Korrik). Është lloj që jeton gjatë.
Përhapja: Rritet në shkurreta, pyje, në shpate dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. 
Klima dhe toka: Kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe i kultivuar pothuajse kudo. 

Pjesët që përdoren: 

• Blirit i përdoren lulet së bashku me braktet. Vjelja: Kryhet në Qershor-Korrik kur kanë çelur të 
paktën 2/3 e gonxheve. 

Kërkesat teknike:

• Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë, duke
përdorur shkallë (nuk duhet prerë degët apo shkundur
me shkop). Duhet të kihet parasysh të mos hiqen më 
shumë se 60-70 % e luleve. Lulet mblidhen së 
bashku me braktet në fillim të lulëzimit, derisa nuk ka 
çelur gjysma e bimës.Vjelja preferohet tëbëhet 
gjatë kohës me diell. Mbledhja e luleve kryhet në 
periudhën Qershor-Korrik. Tharja bëhet në hije, 
duke ruajtur ngjyrën e verdhë në të gjelbër të 
çelur.Nuk duhet të thahen të hedhura mbi plastamas, 
por mbi shtroja beze. Përdoret kundër kollitjes
pengesave në rrugët e frymëmarrjes, hipertensionit
qetësimit të nervave, dhe ftohjeve.



Punoi: Elton Dakoli

Ulliri (Olea europaea)



  • Ulliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja "Oleaceae" trungu i tij ka një formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethe me ngjyrë të gjelbërt të errët në anën e sipërme ndërsa në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë. Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fruti varësisht nga lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngjyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti është i pasur me vaj i cili përdoret si ushqim dhe ka veti shëruese.Vaji i ullirit përdoret për sallata dhe për përgatitjen e gjellëve. Nuk i duron temperaturat e larta, prandaj nuk duhet nxehur shumë. Ka efekt shërues, shfrytëzimi i rregullt i vajit të ullirit është i mirë për zemrën dhe e pakëson rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Vetite e vajit të ullirit janë rezultat jo vetëm i yndyrërave të ngopura që i përmban ai, por edhe të materieve bimore me veti antioskidante të quajtura polifenole. 










Llojet kultivuese


       Ne Shqipëri njihen disa lloje të ullirit më i njohur është ulliri i Beratit.
       Gjethet e ullirit (Oleae Folium) në saje te heterozideve (oleuropeozid dhe oleosid) dhe të acidit glikolik,veprojnë drejtpërdrejt kundër hipertensionit.
          Ulliri ka dhe veti te ule ethet e te pakësoje sasinë e sheqerit ne gjak.





     Punoi: Andrea Llazari